Pa Gjurmë- Deshmitë fundosin të dashurën e 38-vjecarit të zhdukur: Ajo e futi ne botën e krimit

16 Nëntor 2018, 21:15

Taulandi 24-vjecar punonte si kamarier në një lloto afër Kalit të Trojës, në pronësi të Aleksander LLanaj, në Vlorë. Ditën e zhdukjes kishte dalë nga banesa. Mbrëmjen e 27 dhjetorit të vitit 2015  ishte nisur për në punë, kur në orën 23:00 merr në telefon nënën duke i thënë se do të qëndronte për darkë tek një miku i tij me emrin Jetmir Alia. Më vonë nëna e rimerr në telefon, por celulari i del i fikur. Pas kësaj dite familjarët bëjnë denoncimin në polici. Ata pohojnë se i vetmi person që mund të dijë rreth fatit të Taulandit është pronari i llotos, Aleksandri. Familjarët shkuan në vendin ku punonte djali i tyre, ndërsa nga aty mësuan se të dy djemtë ishin larguar me skaf.

Ferzilete Senkaj është një tjetër nënë zemra e së cilës rreh fort për fatin e djalit të saj, Leonardin. 38-vjeçari merrej me peshkim në qytetin e Vlorës, ndërsa ishte i martuar me Irmën dhe kishte një vajzë e një djalë, Iliridën dhe Luisin. Ata jetonin sëbashku në një banesë private. Ditën e zhdukjes Leonardi doli nga shtëpia duke i thënë bashkëshortes se do të ikte për peshkim. Kaluan tri ditë ankthi për familjarët dhe babai i dy fëmijëve nuk u kthye më. Por edhe pas denoncimit në policinë e Vlorës, asnjë informacion për 38-vjeçarin.

Zhdukja pa lënë gjurmë e dy të rinjve nga Vlora i mban ende pezull zemrat e familjarëve. Njohja e vjetër që kishin bashkë 24 dhe 38-vjeçari si edhe zhdukja në të njëjtën kohë e tyre lë vend për dyshime, duke ngritur shumë pikëpyetje të mëdha. A ishin bashkë djemtë atë ditë? Apo ishte krejt rastësi zhdukja e tyre në mënyrë te mistershme dhe në të njëjtën kohë ? A kishte fati i tyre të njëjtin destinacion ?