“Pa gjurmë”/ Humbi kontaktet në janar të 2018-ës, bashkëshortja nuk i lejon të takojë të fëmijën, babai në kërkim të vajzës 7-vjeçare

5 Dhjetor 2018, 21:24

Historia e një babai zemërthyer ka ardhur e rrëfyer këtë herë në emisionin “Pa Gjurmë”, i cili  prej një viti  vuan mungesën e së bijës, për shkak të konfliteve të vazhdueshme me të shoqen, ndërsa kjo e fundit nuk i lejon të takojë fëmijën.

Erjoni dhe Denisa u martuan në korrik të vitit 2011. Pasi bënë celebrimin çifti u nisën drejt Italisë tek vëllai i Erjonit, Bajrami. Në muajin tetor erdhi në jetë vajza e tyre Margarita. Marrëdhëniet mes palëve shkonin mirë, dy vëllezërit me bashkëshortet dhe Margaritën e vogël jetonin ne një banesë. Ndërsa Erjoni punonte Denisa merrej me rritjen e Margaritës, vajzës së vogël

Erjoni, babai i vajzës 7 vjeçare, vendosi të tregojë historinë e plotë të familjes së tij  duke rrëfyer konfliktet e nisura me bashkëshorten e tij, të cilat sipas tij kishin filluar në vitin 2015, kur ky i fundit një vit pas martesës zbuloi lidhjen e fshehtë të bashkëshortes më një tjetër, ndërkohë që  njohja e tyre kishte ndodhur përmes komunikimit në rrjetet sociale. Në janar të vitit 2015 Sindriti djali që Denisa kishte krijuar shoqëri vjen në Itali me një ekip nga një firmë ndërtimi.

Sipas 38 vjeçarit, në këtë periudhë bashkëshorja kishte filluar të komunikonte shpesh përmes rrjetit social facebook me djalin nga Mamurrasi, me emrin Sindrit.Këtu fillon krisja e parë mes ciftit, dyshimet që lindën tek Erjoni dhe justifikimi i Denisës se ishte thjeshtë një shok virtual.

“Më fliste keq për familjarët e mi. Profilet e facebookut i zbulova në 2015. Kur unë zbulova profilet fallco, m’u betua që nuk ka ndodhur asgje dhe unë i besova fillimisht. Zënkat filuan para se të vinte në jetë fëmija. Shkuam pa dokumenta në Itali, dhe që atëherë filluan zënkat. Bashkëshortja filloi të më vinte kundra familjes. Më futi në sherr me prindërit. Në korrik të 2016-ës mua më fusin në burg, pasi dhunova babanë. Familja ime e dinte për tradhëtine e bashkëshortes, ndërkohë unë jo.

Erjon Xhafa, babai i 7-vjeçares

Kështu , vazhdojnë konfliktet e tjera mes ciftit me justifikimet e vazhdueshme  të Denisës, që sipas Erjonit ndodhën pasi vëllai i tij e dinte historinë e lidhjes së Denisës me djalin nga Mamurrasi.  Kthehen në Shqipëri në vitin 2016 dhe Denisa nis debatet edhe me familjen e Erjonit, ndërsa ky i fundit kalon deri në dhune fizike ndaj babait. Për këtë denoncohet nga prindërit në polici dhe dënohet me 5 muaj e 10 ditë burg.

Pavarësisht se Denisa kishte 4-vite në një marrëdhënie me Sindritin, djalin që njohu në facebook,  I afrohet përsëri ish bashkëshortit duke i kërkuar të takoheshin po pa dijeninë e prindërve të tij.Në vitin 2017, Denisa kërkon të largohet me vajzën tek daja në Greqi për t’u qetësuar. Erjoni i jep me shkrim prokurën pa afat. Denisa ishte larguar tashmë nga Greqia në drejtim të Italisë, pranë të dashurit të saj Sindritit. Erjoni niset dret Italisë dhe aty mëson gjithcka. Zbulon se Denisa kishte kohë që e kishte tradhëtuar.

 “Kur unë kam rënë brenda në burg , divorci ndodhi në nëntor të vitit 2016.  Gjatë kohës së burgut erdhi ajo dhe më kërkoi një prokurë me firmë për të marrë vajzën për të shkuar tek daja në Greqi. Nuk ia dhashë fillimisht dhe për një javë u grindëm.  I dhashë firmën për vajzën.  Dola në nëntor nga burgu dhe u bashkuam me bashkëshorten, Më pas Denisa shkoi në Greqi tek daja dhe unë atë kohë vazhdoja të komunikoja. Ajo, në fakt nga Greqia kishte kaluar për në Itali, për të komunikuar sërisht me tjetrin. Unë erdha në Shqipëri pasi ishte kthyer bashkëshortja. U grindëm në shtëpi. Bashkëshortja kërkonte vazhdimisht jetë lluksi. Dhe unë fillova të dyshoja kur zbulova profilet fallco të ish-bashkëshortes.

Erjon Xhafa, babai i 7 vjeçares

Ndërkohë 37 vjeçari Erjoni vazhdon të kërkojë vajzën e tij, prej  datës 5-janar të vitit 2018, ku qëndroi me vajzën vetëm dy ditë pasi e kishte dorëzuar sërisht tek bashkëshortja, pasi gjykata ia kishte kaluar asaj të drejtën për të mbajtur fëmijën. Që nga ky moment Erjoni nuk ka dijeni për vendodhjen e vajzës dhe të ish-bashkëshortes së tij.