'Pa gjurmë'/ Ndahet nga gruaja, do të takojë vajzën, babai: Ish-vjehrri më kërkoi 200 euro që t'a shihja

18 Dhjetor 2018, 20:20

Një përballje e vështirë në studion e “Pa gjurmë”. Një baba në kërkim të vajzës së tij, pas ndarjes me bashkëshorten e tij. Arbeni kërkon të takojë të bijën, ndërkohë që e ëma dhe gjyshi i vajzës nuk e lejojnë që ta takojë pavarësisht vendimit të Gjykatës. Në studion e “Pa gjurmë”, vetë babai, Arbeni, ka thënë se ish-vjehrri i tij i ka kërkuar para për t’a lejuar që të takojë vajzën.

Ndërkohë që këto deklarime janë hedhur poshtë nga ish-vjehrri i Arbenit, i cili në një lidhje telefonike me emisionin, ka thënë se mbesa është rritur nga ai vetë dhe se babai nuk ka të drejtë që t’a takojë.

Arbeni: Jam ndarë dhe vajzën nuk e takoj dot më. Ish-Vjehrri më kërkoi para, 200 euro që t’a takoja. Dua ta di se ku është.

Ish-Vjehrri i Arbenit, Zef Nikaj: Nuk dua t’a takoj më atë plehrë. Vajza është martuar dhe s’do më që t’i dëgjojë as zërin. Nuk dua më që të më shqetësoni. Ai është familje e degjeneruar, më braktisi vajzën.  E kam rritur atë fëmijë si sytë e ballit. Ai këlysh kurve. Vajza ka vazhduar jetën e saj, unë s’di gjë.