Pa Gjurme', U dënua për ‘Trafikim Prostitucioni’, Rrefehet i burgosuri 54-vjeçar nepermjet letres: Jam i pafajshem

13 Dhjetor 2018, 22:43

Historia e sjellë këtë rradhë në studion e emisionit “Pa gjurmë” është ajo e një të burgosuri  54 vjeçar, Albert Veizaj i dënuar me 15 vite heqje lirie në burgun e Fierit.  Teksa pretendon se është dënuar padrejtësisht dhe është i pafajshëm, 54 vjeçari ,nga Vlora me profesion mësues muzike historinë e jetës së tij, ka vendosur të rrëfejë duke e bërë publike përmes një letre  dërguar në emisionin e ‘Pa gjurmë’ ,ku dhe kërkon drejtësi.

“Unë që po ju shkruaj , jam Albert Veizaj, i datëlindjes 03.05.1964, lindur dhe banues në Vlorë. Kam kryer institun e Lartë të Arteve. …Kjo vepër penale për të cilin po e bëj, këtë dënim ka ndodhur në mars të vitit 2011. Për të vetmin fakt, që jam dakort me zbatimin dhe dënim e kësaj vepre kriminale, është bërë ndalimi dhe marrja nën hetim si shtetas që dyshohet se është pjesëmarrës në një veprimtari kriminale dhe me masën që u mor më 17 mars 2011, nga Gjykata e Shkallës së Parë, e Rrethit Fier “Arrest me burg”. …Jam akuzuar dhe dënuar për veprat penale “Trafikim i të miturve kryer në bashkëpunim” dhe Falsifikim  i dokumentave”. Jam dënuar me 15 vjet heqje lirie. Ju bëj me dije se për këtë dënim nuk jam pajtur dhe për këtë arsye kam bërë rekur sedhe në gjykatën e Lartë. Për veprat penale për të cilat jam vënënën hetim akuzuar dhe gjykuar nuk u bë aspak drejtësi", pjesë nga letra e 54 vjeçarit, Albert Veizaj.

Masën e dënimit prej 15 vitesh burg për  Arben Veizaj, avokati i ftuar në studio e  konsideroi të rëndë pasi ky shtetas duhet të ishte hetuar me hollësi nga drejtësia, para se të arrinte në konkluzione kontradiktore.  Sipas avotatit, Gjykata e Fierit ka marrë vendime kontradiktore në lidhje me këtë shtetas për akuzën e falsifikimit të dokumentave . Përsa i përket, akuzave të tjera për trafikim e qënies njerëzorë, gjithashtu duhet të kishtë bërë një analizë më të thelluar ,në lidhje me rastin e 54 vjeçarit.