Pa gjurmë’/Iku për të kërkuar azil në Norvegji, humb kontaktet prej 3 vitesh 44-vjeçari babai i tre fëmijëve në Norvegji

19 Nëntor 2018, 22:25

Një histori tjetër e trishtë është prezantuar  në emisionin “ Pa gjurmë “ , ku këtë herë jemi zhvendosur në shtetin norvegjez, aty ku e ka edhe pikënisjen kjo histori. Historia nis më 5 prill në vitin 2015, atëherë ku babai i tre fëmijëve 44-vjeçari Kristo Dajko shkon për të kërkuar azil në Norvegji .

Pasi i refuzohet e drejta në këtë vend, babai me djalin nisen drejt Suedisë, ku qëndrojnë për pak ditë dhe më pas Kristo e lë djalin në një kamp atje dhe vetë udhëton për në Itali.

Bashkëshortja ka rrëfyer për herë të parë në studion e emisionit “Pa gjurmë” se si 44 vjeçari bashkëshorti i saj, kishtë përgatitur dokumentat, me qëllim të largohej jashtë vendit për të kërkuar azil. Sipas bashkëshortes, telefonata e fundit me bashkëshortin e nisur në emigrim ka qenë ajo e datës 22 prill të vitit 2015, nga Italia dhe që atëherë 44 vjeçari kishtë shkëputur çdo kontakt me familjen e tij. Që atëherë Kristo ka humbur çdo komunikim dhe familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

 U nisën më 5 prill të vitit 2015, bashkëshorti së bashku me djalin . Djali ishte 15 vjeç kur e la të vetëm djalin në Suedi. Më 15 prill më ka kontaktuardhe telefonata e fundit me bashkëshortin ka qenë më 22 prill në darkë nga Italia. Që nga kjo datë unë nuk kam komunikuar më me bashkëshortin. Djali ndërkohë qëndroi për 2 vite në Suedi, ku e dërgoi i ati , ndëkohë që ai vetë u kthye në Itali.

Bashkkëshortja e Kristo Dajkos

Më tej bashkëshortja  se si gjatë qëndrimit në Itali, i shoqi i kishte kërkuar vazhdimisht para familjes, që të paguante biletën për t’u rikthyer,  por ai nuk u kthye më në Shqipëri.

I dërgonja lekë. Njëherë i dërguam lekë me anë të një kushuriri që ishte në Itali. Dy herë i dërgova unë. Dhe herën e katërt, ishte hera e fundit që më tha se më kanë mbaruar lekët. Më tha se pashaportën ia kishin grisur në pikën e kontrollit. Herën e fundit që folëm i thashë bën ç’bën vetëm merr në telefon. Ishte hera e fundit kur, telefonata me të u ndërpre.

Bashkkëshortja e Kristo Dajkos

Ndërkohë, në studio ka folur edhe vajza e 44 vjeçarit Kristo Dajko e cila prej tre vitesh  e vuan  ndjenjën e mungesës së të atit, i cili prej prej 3-vitesh ka humbur komunikimin më familjen. E prekur ajo pati dhe një mesazh për të atin.

Nëse është gjallë ose është në gjëndje të komunikojë,ta bëjë për ne. E duam shumë dhe duhet të kthehet.

Vajza e Kristo Dajkos 

Kristi tashmë ka lënë në pritje bashkëshorten me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit është pranë familjes dhe jeton në qytetin e Korçës me nënën dhe dy motrat e tij. Të gjithë janë në kërkim të Kristo Dajkos, i cili ka emigruer qysh herët prej shumë vitesh edhe në shtetin fqinj Greqi. Familjarët deklarojnë se në dijeninë e tyre Kristo nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd. Ata bëjnë thirrje për këdo që mund të ketë informacion duke e bërë publik rastin në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’.