Pamje apokaliptike, ja çfarë ndodhi në Tiranë pas mesnatës

23 Qershor 2018, 19:51

Mesnatën e së premtes, për më shumë se 30 minuta Tirana është përfshirë nga një situatë e pazakontë moti. Bubullima, vetëtima dhe rrufe të shumta kanë frikësuar banorët e kryeqytetit, ndërsa pamjet e mëposhtme tregojnë një situatë apokaliptike. 
Sipas sinoptikanëve, reshjet e mëdha të shiut shoqëruar me erën e fortë që përfshinë Tiranën pasditen e së premtes kanë qenë një mini-stuhi tropikale. Sipas tyre, rebeshet e shiut me erën e fortë dhe ulja me 10 gradë e temperaturave brenda 1 ore, ishte një fenomen i rrallë për Tiranën.