Pamje nga spitali i Durrësit, ku humbi jetë i riu nga Tirana i cili u mbyt në det

22 Korrik 2018, 18:53

Shënohet një tjetër viktimë në plazhet shqiptare. Fatjon Alixheja 18-vjeç, humbi jetën pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Ai u nxor në gjendje të rëndë rreth orës 17:00 nga pushuesit në Gjirin e Lalzit dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.