Kishte libra për Çamërinë, hiqet stenda nga Panairi, Shoqata 'Çamëria': Presion nga ambasada greke

16 Maj 2018, 16:58 | Përditesimi i fundit: 2018-05-16 17:08:06

Hiqet stenda me librat për Çamërinë në Panairin e Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Report Tv sjell pamje dhe debatin mes personave që kanë hequr stendën dhe përfaqësuesve të shtëpisë botuese “Çamëria” që ishin në këtë stendë.

Ende mbetet i paqartë motivet se përse u hoq kjo stendë nga panairi edhe pse për të ishte miratuar dhe dhënë nga organizatorët leja e posaçme dhe ndodhej aty prej hapjes së panairit. I menjëhrshëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës Çamëria, e cila theksopn se ky veprim u ndërmorr pas kërkesës së Ambasadës greke, e cila i ka bërë presion shtëpisë botuese për të hequr stendën me librat e Çamërisë.

“Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese "Çamëria"dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë. Përfaqësuesit e Ambasadës Greke janë shprehur se për heqjen stendës ‘kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati’”- thuhet në njoftimin e Shoqatës Çamëria.