Parazitët dëmtojnë pemët dekorative në Elbasan, qytetarët: Ka rrezik infektimi

15 Gusht 2018, 20:10

 

Pemët dekorative në Elbasan janë mbushur me parazitë e për pasojë ata janë përhapur në mënyrë të menjëhershme gjatë ditëve të fundit, duke infektuar qindra pemë, të cilat rrezikojnë të thahen.

Por veç kësaj, paraziti i pemëve është kthyer në shqetësim edhe për banorët, pasi ka provokuar shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve të tjera.Specialistët e ndërmarrjes së Gjelbërimit në bashkinë e Elbasanit shprehen se ka nisur dezinsektimi i të gjitha pemëve dekorative për shkak të përhapjes së parazitit.

Procesi pritet të përfundojë brenda javës dhe do të punohet edhe gjatë orëve të natës. Aktualisht janë prekur 1500 pemë dekorative, por kjo duke shpresuar që ky parazit të mos përhapet edhe më tej