Pas aksidentit në Fier, një tjetër makinë përfundon në kanal, shoferi: Do më vriste

21 Gusht 2018, 15:03

Fier- Pak minuta pas aksidentit të Fierit ku humbi jetën një grua shtatzënë dhe u plagosën 8 persona të tjerë, ka ndodhur një tjetër aksident. Vangjel Prifti nga Levani i Fierit tregon për Shqiptarja.com dhe Report Tv se ka rrezikuar jetën duke u hedhur në kanal, pasi përballë tij vinte një makinë policie.

“Ishte një ambulancë e para unë isha në krahun tim, makina e policisë e parakaloi dhe më erdhi përballë, Unë e ktheva makinën përfundova në kanal se do më vriste mua”,- tregon ai i irrituar.

 

Iku apo qëndroi?

Iku ai iku, turp

Çfarë makine kishte?

Makinë e madhe policie nuk përcaktoj dot, ishte me sirena

Çfarë ngjyre kishte makina?

Ngjyrë e zezë

U trembe?

Ai më mori para mua. Si mos të trembesha