IKMT aksion te “Syri i Kaltër”, pronarët: Kush do marri këtë vend, do ta ketë pas kokës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pritet të shembë sot disa godina të paligjshme, që shërbenin si lokale në pikën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë.

Gazetari Limos Didani bën me dije për Shqiptarja.com dhe Report TV se pronarët e lokaleve pretendojnë se janë njoftuar vetëm pasditen e djeshme. Po sipas tij, pavarësisht kësaj ka edhe nga ata pronarë që kanë nisur të çmontojnë vullnetarisht objektet.Mësohet se si pasojë e kësaj ndërhyrje, OSHEE-ja do të stakojë energjinë elektrike nga ora 9:00 deri në 13:00 si masë sigurie. OSHEE ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT.Revoltohen punëtorët: Kush do ta marrë këtë vend, prapa kokës e ka

 

Disa prej lokaleve në ‘Syrin e Kaltër’ kishin nisur çmontimin e tendave, por punëtorët e tyre nuk e kanë fshehur revoltën dhe zemërimin para kamerave.

“Do ta gjejnë nga të tjerët ata që e marrin këtë vend këtu. Prapa kokës e kanë, prapa kokës do ta kenë”

Një prej punëtoreve të lokalit
Ndërsa një tjetër prej tyre shprehet se tashmë që lokali ku punonte po shembet ai nuk di ku të mbytet.

“Jam socialist i tërbuar, djali im ka bërë fushatë të egër në Gjirokastër dhe ai vjen këtu e ua prish njerëzve të tij. Merrni pyesni kush jam unë në Gjirokastër. Ku do ha ku do vete tani, vetë pa punë, nusen pa punë”

Punëtori i njërit prej lokaleve
Njëri prej pronarëve që kishte një lokal në këtë zonë u shfaq me lot në sy para kamerave. Ai tha se dyshonte që tokën mund ta merrte ndonjë i fortë.