PD kërkon kokën e Xhafës, si reagon PS, i ftuar Erion Barçe

Deputeti socialist, Erion Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj mesditën e kësaj të marte, ndryshe nga sa u raportua fillimisht, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.

I ftuar në "45 minuta" në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrë, ndërsa sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në shesh.

Deputeti socialist akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është ai i cili ka orkestruar sulmet e ditëve të fundit ndaj ministrit të Brendshëm në bashkëpunim me Gjykatat dhe Prokurorinë, për të rrëzuar Reformën në Drejtësi. Videopërgjimi i Agron Xhafajt, sipas Braçes është inskenim, ndërsa kërkoi nga Prokuroria hetim të thelluar për këtë çështje dhe nxjerrjen e të vërtetës.