PD ‘rrëmben’ protestën në Durrës, iu paguan biletën studentëve/ Në krye të tyre aktivistja demokrate

11 Dhjetor 2018, 15:29

Protesta e studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit duket se është marrë në dorëzim nga drejtuesit e PD në këtë qytet. Në krye të protestës së studentëve është Jola Hysaj, ish-lektore në këtë universitet, aktiviste e PD në Durrës. Shqiptarja.com ka mësuar se PD ka paguar edhe biletën e studentëve që janë nisur nga Durrësi drejt Tiranës. Prej ditësh PD dhe LSI janë mobilizuar në protestën e studentëve. Përditë, militantë dhe anëtarë të dy partive janë shfaqur në protestë nën ‘jelekun’ e studentit protestues