PD-ja nxjerr dëshmitarin “X”/ Albert Veliu: Agron Xhafës i kërkova të bëja një rrugë droge (E plotë)

17 Maj 2018, 15:32

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një koneferncë për shtyp, ku publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.

Katër ditë më parë PD-ja publikoi një material audio, në të cilin sipas saj dëgjohej Albert Veliu duke folur me Agron Xhafën për të trafikuar lëndë narkotike.

Vetëm Veliu deklaroi se është një perosn i dënuar më parë për trafik droge, që kishte punuar me Agron Xhafën në këtë veprimtari të paligjshme.

Ai tha se kishte patur qejfmbetje ndaj Agron Xhafës, që sipas tij nuk i dërgoi asnjë paketë cigare kur Veliu u dënua në Itali dhe bëri burg për trafikun e drogës.Quhem Albert Veliu, 51 vjec, pa punë. Kam qënë në Itali, kam punuar tërë jetën në det. Në vitin 2000 punova bashkë me zotin Agron Xhafaj, deir më 2002. Punova me punë e kokainës. Hoqa dorë se nuk e përballoja dot më atë lloj pune. Një miku im ndodhet në burg në Itali. Në 2005-n kur ndodhi aksidenti, bëra një dënim prej 7 vjetësh. U kapa në Peskara, bëra dënimin, më dënuan me 15 vjet, apeli ma la 7 vjet. Agroni i mbetit qejfi. Gjatë kohë që më rrasnë brenda, nuk më solloi asnjë paketë cigare. Erdha në Shqipëri, e takoj, gjoja më ofroi një punë por djalin kamarier, më 2016. Djali është 22 vjeç. Punoi kamerier gjashtë muaj, e hoqën se s’përballonte dot ekonominë e shtëpisë.