Pelegrinazhi vjetor i Haxhit/ 2 milionë besimtarë myslimanë ngjiten në malin Arafat

21 Gusht 2018, 17:29

Meka është veshur me ngjyra mëngjesin e sotëm, ku mbi 2 milionë pelegrinë u ngjitën në malin Arafat për të kryer pjesën e fundit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit. Gjatë ritualit mijëra çadra u shpërndanë për besimtarët, ndërsa pelegrinët mund të shihen teksa ngjiten në qytetin e shenjtë të Mekës.Haxhi është një ndër pesë shtyllat e Islamit, ku çdo mysliman e ka obligim të paktën një herë në jetën e tij, të shkojë aty nëse janë të shëndetshëm dhe kanë mjetet financiare për ta bërë këtë.