Peqin, termeti dëmton 37 shtëpi, 4 të pabanueshme

14 Gusht 2018, 20:37

Termeti i rënë pak ditë më parë ka shkaktuar probleme  edhe në fshatarat e rrethit të Peqinit. Në njesinë administrative, Sheze pjesë e bashkisë së qytetit të Peqinit lekundjet kanë dëmtuar 37 shtëpi banimi  të vjetra. Sipas banorëve janë demtuar themelet e shtëpive si dhe janë çarë muret. Pergjegjësi i njësisë administrative, Shefqet Tabaku thotë se tek shtëpitë e dëmtuara ka patur më tepër çarje  te  themeleve, ndërsa 4 prej tyre janë dëmtuar më rëndë dhe janë tërësisht të pa banueshme. Sipas tij menjëherë është informuar këshillin bashkiak i cili do të ngrejë grupin e punës për të evidentuar dëmet e shkaktuara .