Përgjimi, Denoncimi i PD: Vëllai i Xhafës-trafikantit: Të jetë rruga e fundit se po na sulmojnë

14 Maj 2018, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2018-05-14 18:04:38

Partia Demokratike ka publikuar sot një përgjim telefonik që ajo pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike.

Në bisedë dëgjohen vetëm dy persona që flasin për të lënë një takim.

Tkest nga përgjimi audio i publikuar nga PD, që pretendon se ka të bëjë me Agron Xhafajn:

Trafikanti: Erdha për të bërë atë rrugën

Agron Xhafaj-trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Agron Xhafaj-trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë vëllain.

Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.

 Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet.

Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj. Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”.

Pak më herët, deputeti Enkelejd Alibeja u shpreh se PD ka 3 fakte të rëndëisshme që dëhsmojnë se si Fatmir Xhafaj, në detyrnën e ministrit të Brendshëm, shkeli ligjin duke penguar ekstradimin e tij.