Përplaset fizikisht me efektivin e policisë, studenti me lot në sy kërkon drejtësi

11 Janar 2019, 12:02

Një student nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës, i cili është përplasur fizikisht me një efektiv policie, i revoltuar e me lot në sy i është drejtuar zyrës së rektorit të këtij universiteti. Teksa ka kërkuar që të merren masa përkundrejt dhunës së ushtruar, ai është shprehur: Fati mbetet jetim në Shqipëri. I pyetur nga gazetarja e Report Tv se cfarë i ka ndodhur ekzaktësisht, ai zgjodhi të mos e komentonte situatën. Përplasja e tij me njërin polic ndodhi në orët e mëngjesit, teksa trupat policore po pengonin futjen e studentëve në auditore, pasi ata mbërritën aty me synimin e ngujimit.