Përse e fitojnë më shumë korçarët Lotarinë Amerikane? Zv.Konsulli amerikan Medina përgjigjet në 'Rreze Dielli'

5 Tetor 2018, 16:45

A është thjesht një mit apo korçarët janë më të preferuarit për tu përzgjedhur për Lotarinë Amerikane? Kësaj pyetje i është përgjigjur sot në studion e  emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, zëvendës konsulli i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë Omar Medina. Ai tha se e ka dëgjuar këtë histori por se përzgjedhja bëhet tërësisht në mënyrë automatike dhe rastësore dhe se askush nga Korça nuk ndodhet atje në qendrën në Kentucky që përzgjedh fituesit, ndryshe nga sa besohet nga shumë shqiptarë.

E kam dëgjuar këtë histori. Mënyra se si përzgjidhen fituesit është që qendra konsullore në Kentucky ka një sistem kompjuterik që përzgjedh në mënyrë rastësore fituesit. Pra gjithçka bazohet tek teknologjia dhe nuk ka asnjë preferencë ndaj një zone të caktuar. Kompjuterat kontrollojnë se kush përzgjidhet , asnjë prej nesh nuk bën asnjë ndërhyrje tek ky proces, dhe nuk besoj që të jetë dikush nga Korça që manipulon kompjuterat. Është gjithçka automatike në Kentucky.

Omar Medina,  zëvendës konsulli i Ambasadës së SHBA-ve