Peshkaqeni tigër shfaqet në Dhërmi? I riu nxjerr videon, pushuesit dalin nga deti

7 Gusht 2018, 19:42 | Përditesimi i fundit: 2018-08-07 19:43:13

DHËRMI - Dhjetra pushues kanë kaluar momente frike në plazhin e Dhërmiut ditën e sotme. Shumë pranë bregut është filmuar duke notuar një peshkaqen.

Në video duket bishti i një krijese që bën lëvizje që sipas pushuesve thuhet të jetë një peshkaqen tigër. Video është regjistruar nga një pushues i cili e ka postuar në rrjetet sociale. Ai shkruan se ka parë katër peshkaqenë të vegjël pranë brigjeve të Dhërmit.

Pushuesit kanë lënë detin mënjeherë, ndërkohë që mjaft pranë përbindëshit të detit, ishte edhe një varkë pedalon me disa persona në të.