Po fluturonte me 193 Km/orë në autostradë, policia apel: Dikush po pret në shtëpi

15 Shtator 2018, 16:46 | Përditesimi i fundit: 2018-09-15 18:12:31

Policia e Tiranës ka ndaluar një person gjatë natës, pasi po drejtonte makinën me një shpejtësi 193 Km/ore në autostradë. Policia thotë se është e ‘pa pranueshme kjo shpejtësi skëterrë’. Blutë bëjnë një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve ‘Gjithmonë kujto; qarkulloni më ngadalë për të jetuar më gjatë, dikush po pret në shtëpi’.

NJOFTIMI I POLICISE
Ne rrugen interurbane Tirane- Durres.

Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave te sigurise rrugore ne fundjave.

Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara.

34 vjeçari nga Tirana me 193 Km/ore. E pa pranueshme kjo shpejtesi sketerre.

Per 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste te shpejtesi tej normave te lejuara qe varionin nga 151 km/h deri ne 193 km/h.

21 drejtues mjetesh u derguan ne OASH, por shkuan shendoshe prane familje por pa patente.

Por keta drejtues mjetesh me mbi dy here me shume shpejtesi se sa lejon tabela rrezikonin te shkonte patenta pa ata ne familje