‘Po i vajte mbrapa do të bëj lanet...’/ Zbardhet përgjimi i plotë mes Xhisielës dhe djalit të deputetit (Dokumentet)

17 Tetor 2018, 21:54

Zbardhen përgjimet ambientale mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajas pasi kishin dalë nga ambientet e prokurorisë së Krujës, një ditë para se djali i deputetit të arrestohej. Mes tyre ka pasur debat sa i përket kallëzimit të bërë në polici për dhunë, ndërsa Xhisiela deklaron se nuk i qëndron deklarimit të parë, por vetëm pjesës që ka folur për xhelozinë dhe sipas saj do të jap një tjetër deklaratë.

Xhisiela Maloku: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rexhep Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela Maloku: N’Tiranë
Rexhep Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Xhisiela Maloku dhe Rexhep Rrahja flasin me njeri-tjetrin edhe për episodin e dhunës së hotel Bocci. Djali i deputetit shpreh habinë për deklarimin e Xhisielës se ai e kishte qëlluar me pistoletë, ndërkohë që I shpreh se ai nuk ka pasur asnjëherë armë. Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela i thotë se ata janë zënë shpesh herë, madje edhe ajo e ka rrahur atë në një rast.

Xhisiela Maloku: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rexhep Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në këto përgjime që tashmë i disponon prokuroria, ata flasin edhe për një vajzë tjetër me të cilën Rexhepi ka pasur lidhje dhe mes tyre vihet në dukje xhelozie por edhe ndërhyrja e familjes Rraja, të cilët ishin kundër sjelljes së djalit të tyre me vajzat.

Xhisiela Maloku: Nuk e di pse se more në pyetje
Rexhep Rraja: Po se mora pra se isha me nerva sic je tashti. Edhe tani talle, babi im m’tha nëqoftëse ti i shko mbrapa unë të bëj lanet.
Xhisiela Maloku: Edhe unë!

Pas diskutimit për çështjen e deklaratës, Xhisiela i kërkon Rexhepit që të shkojnë të hanë bashkë drekë, ndërkohë që po prisnin edhe një tjetër person. Një ditë pas ballafaqimit në datë 30 shtator, djali i deputetit është arrestuar nga policia, ndërsa apeli në Tiranë konfirmoi sot vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg, pasi akuzohet për përndjekje të Xhisiela Malokut.

Përgjimet
A-Xhisiela Maloku
B-Rexhep Rraja