Pogradec, po ecte në rrugë, 18-vjeçari përplaset për vdekje nga BENZ-i

18 Maj 2018, 13:31

POGRADEC-Një 18-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Çërravë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Drejtuesi i makinës që përplasi 18 vjeçarin Armand Hajrulla është Kristi Panariti banues në Korçë.

Hajrulla ishte duke kaluar në rrugë në momentin, që makina tip Benz me targa AA009JJ e ka përplasur për vdekje.

Drejtuesi i mjetit Kristi Panariti është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.