Policia te Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi prokurorët hynë me forcë në zyrën e Prelës

21 Shtator 2018, 12:28

Prokurorët e transferuar nga Arta Marku krijuan një ditë më parë një situatë konfliktuale në zyrën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeeve të Rënda, Donika Prela. Për shuarjen e tensioneve është dashur edhe ndërhyrja e policisë. 

Report Tv ka siguruar pamjet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku duket një patrullë policie që qëndron përpara organit të akuzës, pas incidentit në zyrën e Prelës. Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokuririsë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu. 

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.