'Ponço', njihuni me qenin hero i praktikuar për të rikthyer në jetë agjentin pasi ka pësuar infarkt

24 Qershor 2018, 13:35

Një video ishte e mjaftueshme për ta bërë këtë qenush një yll të vërtetë. Emri i tij është Ponço, ai është një qen policie dhe ai është protagonist i një video të publikuar në profilin Twitter të policisë bashkiake në Madrid.

Është një simulim shpëtimi, kur kafsha sheh agjentin të shtrirë në tokë dhe që duket i pavetëdijshëm, ai shkon drejt tij dhe me putrat e tij riprodhon një lloj ringjalljeje kardiopulmonare.

"Performanca heroike e Ponços tonë, i cili praktikon rigjallërimin në një mënyrë mjeshtërore" është komentimi i policisë.

Ushtrimi, i marrë në një kamp trajnimi në Madrid, për pak ditë mori disa mijëra klikime.