Presidenti i Iranit paralajmërime të forta për SHBA: Lufta me ne, nëna e të gjitha luftrave

22 Korrik 2018, 14:31

Presidenti Iranian, Hassan Rouhani ka bërë një paralajërim të fortë në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas ashpërsimit të politikave të Presidentit Donald Trump ndaj Teheranit. 
Duke iu drejtuar një takimi diplomatësh iranianë, President ii Iranit ka dekalruar se, "Z. Trump, mos luani me bishtin e luanit, kjo do të çonte vetëm në keqardhje," raportojnë mediat e huaja. 
"Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave", ka thënë ai.  "Ju nuk jeni në gjendje”, oi është drejtuar ai diplomatëve, “të nxisni kombin iranian kundër sigurisë dhe interesave të Iranit", në një referencë të dukshme ndaj përpjekjeve të raportuara nga Uashingtoni për të destabilizuar qeverinë islamike të Iranit.

Irani ndeshet me rritjen e presionit të SHBA dhe sanksioneve të ashpra pas vendimit të Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje ndërkombëtare për vitin 2015 lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Në Uashington, zyrtarët amerikanë të njohur me këtë çështje, i kanë thënë agjensisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”se administrata “Trump” ka nisur një ofensivë fjalimesh dhe komunikimesh online që synon të nxisë trazira dhe të ndihmojë presionin ndaj Iranit për t'i dhënë fund programit të tij bërthamor dhe mbështetjen e saj për grupet militante.