Pretenca për Shullazin, 150 efektivë blindojnë Krimet e Rënda në Tiranë

TIRANE-Sot pritet të jepet pretenca për grupin e Emiljano Shullazit të Krimet e Rënda. Pas tre muajve shtyrje dhe kaosit pak ditë më parë, më në fund prokurorët do të lexojnë pretencën. Dy nga katër prokurorët e dosjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani, ndërsa pritet që të publikohen edhe dy emrat e tjerë. Para nisjes së seancës Krimet e Rënda janë blinduar, ndërsa gazetari i Report Tv Arsen Rusta 150 efektivë kanë rrethuar institucionin.

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Shtyhet sërish pretenca për Emiljano Shullazin. Seanca e sotme te Krimet e Rënda ka dështuar për shkak të mungesës së të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit pre tyre. Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini e Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër.

Refuzimi për shortin bëri që Arta Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa 3 prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët, që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda. Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që nuk pranun dosjen Shullazi. Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada e SHBA deklaroi se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.