Prishjet në Jalë, sherri i deputetit të PD Shehaj me kryeinspektorin e IKMT Fatmir Metaj

18 Shtator 2018, 19:54

Pak orë pasi Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi një aksion për prishjen e 9 objekteve në Jalë, kryesisht biznese dhe lokale, dy deputetë të PD-së janë nisur për atje.

Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj kanë shkuar në mbështetje të pronarëve të bizneseve në Jalë. Të enjten, Partia Demokratike ka organizuar të mbledhë edhe grupin parlamentar në këtë qytet.