Protesta, bojkoti dhe opozita, i ftuar Dashamir Shehi

26 Nëntor 2018, 07:27

Deputeti demokrat, njëherazi kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit përballë kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Shehi ka thënë se nëse Basha do t'ia propozonte, mund ta pranonte kandidimin pasi sipas tij, ky post është politik.

Do ta gjykojmë kur ti vijë koha. Do e flasim. Jo unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare. Do jepja këshillë që Basha, falë zotit, edhe falë mediave. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD