Protesta e opozitës, i ftuar Arben Ristani

24 Maj 2018, 19:18 | Përditesimi i fundit: 2018-05-28 07:16:27

Ditën e shtunë opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë, por ditët e fundit janë ngritur pikëpyetje se cili do të jetë skenari i PD dhe LSI. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës, nuk do të ketë një tjetër çadër, si vitin e kaluar.