Protesta te 'Unaza e Re', Basha në mbështetje të banorëve: Mos u dorëzoni

9 Nëntor 2018, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2018-11-09 16:39:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar protestuesit te "Unaza e Re", shtëpitë e të cilëve pritet të shemben për t'i hapur rrugë zgjerimit të "Unazës së Madhe". Basha ka dalë në mbështetje të familjeve, duke deklaruar se shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht, ndërsa ka bërë thirrje për rezistencë. 

Ajo që kam dëgjuar brenda është tronditëse. Ka një detaj, nuk ka asnjë ligj për shembjen e shtëpive, u kanë cuar lajmërim dhe u kanë vënë kryqe te dera, nuk ka asnjë ligj, akt, që tu jetë dhënë familjeve, ti jetë dhënë kohë, ti paguhen paratë e shpronësimit dhe tu jepet kohë për të gjetur një banesë, në më pak se 48 orë u thonë ikni se do tu prishim shtëpitë. Rama dhe Veliaj ka një projekt me një grup bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës dhe duan të ndërtojnë shumëkatëshe dhe shembin shtëpitë e mbi 300 familjeve, pa u dhënë asnjë lek dëmshpërblim.

Lulzim Basha, kryetar i PD