Protesta tek Unaza e re ç’akordon trafikun në kryeqytet, nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja dhjetëra makina në radhë

5 Nëntor 2018, 17:40

Protesta e banorëve të “Unazës së Re” kundër shembjes së shtëpive ka shkaktuar kaos në trafik gjatë orëve të pasdites.

Në këtë video që sjell Report Tv duket qartë radha e automjeteve të bllokuara në trafik në aksin nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”. 

Kjo ka krijuar tension mes drejtuesve të mjeteve dhe policia ka shtuar patrullat për të normalizuar situatën.

Në pjesë e banorëvë të “Unazës së re” janë ngritur në protestë kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Protesta e banorëve ka nisur që prej ditës së shtunë, ndërkohë që ende nuk dihet se kur banorët do të tërhiqen. Ata pretendojnë se po nxirren me të padrejtë nga shtëpitë e tyre dhe se nuk janë lajmëruar. 

f.g.