'Pse nuk e kallzon Sali Berishën', Balla: I kam lënë Zotin

18 Tetor 2018, 10:38

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas padisë që ka dorëzuar ditën e djeshme, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-policit të PD, Florenc Hoxha. Kryetari i grupit të PS i ka akuzuar për kallëzim të rremë dhe për shpifje, Bashën, Salianjin dhe Hoxhën. Ndërkohë që ditën e sotme ka dëshmuar në prokurori për këtë cështje, pas dëshmisë së Ardi Veliut pak ditë më parë. Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Balla ka folur për gazetarët dhe ka thënë se sot ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet që sipas tij, PD ka hedhur drejt tij. Balla ka mohuar sërish njohjen me Alizotin.Balla është pyetur nga gazetarët se pse nuk e kallzon Sali Berishën ndërsa ka thënë se atij Berishës i ka lënë Zotin.