'Pse nuk ikën Xhafaj?' Manja: Pyet Fahriun. Klevis Balliu: Mos ma përmend babain

23 Maj 2018, 13:44

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, është përplasur me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke mos e lënë këtë të fundit të zhvillojë normalisht mbledhjen.

Balliu i ka kërkuar me këmbëngulje Manjës një përgjigje se pse nuk jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas akuzave të opozitës, e cila pretendon se vëllai i tij, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Manja i tha se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë babai i deputetit, Fahri Balliu. Kjo e ka revoltuar edhe më shumë ligjvënësin e djathtë, i cili i ka quajtur socialistët ‘palaço’.

Balliu: Gjithë ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje.

Manja: Po me shurdhove mor burrë. E kanë marr vësh qytetaret që je deputet.

Balliu: Ti i ke nxire jetën shqiptareve, u shurdhove ti.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh.

Balliu: Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.