Psikologia Andia Meksi tregon se si ndikon i nxehti te shendeti mendor

Ngrohja ekstreme shpesh diskutohet në aspektin e ndikimit të saj në shëndetin tonë fizik, por rrallëherë diskutohet se si ndikon rritja e temperaturave në shëndetin mendor. E ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, psikologia e ISHP, Andia Meksi, thekson se temperaturat e larta ndikojnë edhe në shëndetin mendor të individëve, sidomos tek ata që kanë problem mendore. Sipas Meksit në vendin tonë nuk flitet shumë për shëndetin mendor , pasi kjo shihet ende si tabu.

Nuk është folur për shëndetin mendor. Në përgjithësi nuk para flitet për shëndetin mendor, për shkak të stigmatizimit, pasi shihet ende si tabu.

Është vënë re nga disa studime që janë kryer nëpër botë se i nxehti ndikon në shëndetin mendor të popullatës dhe sidomos tek individët që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor.Ajo që vihet re edhe në Shqipëri, është se është rritur numri i personave që kërkojnë ndihmë për trajtim në stinën e verës. Ende është i paqartë se si është efekti i të nxehtit. Sipas një studimi të bërë disa vite më parë është vënë re që nëse një person ekspozojet për 5 ditë në një temperaturë mbi 36 gradë, kjo ka efekte në shëndetin mendor të individit, sidomos tek personat që vuajnë nga çrregullimet mendore.