Putin nis stërvitjen ajrore, autostrada kthehet në pistë urgjence për avionët

19 Gusht 2018, 12:26

Një autostradë në Rusi është kthyer në një pistë urgjence, si pjesë e një stërvitjeje ushtarake të urdhëruar  nga Putin.

Automjetet kanë ndaluar për të lejuar pilotët e Su-30SM, Su-35S dhe MiG-31, të testonin aftësitë e tyre për ulje dhe ngritje në pista të ngushta.

Avionët luftarakë zbarkuan dhe shoferët mbetën të habitur.

Pasi u bllokuan në autostradë dhe trafiku bllokoi rrugën në të dyja drejtimet, drejtuesit e automjeteve filmuan stërvitjen ushtarake, në afërsi të kufirit kinez në Lindjen e Largët Ruse. Helikopterët Mi -26 u ulën në një distancë mjaft të shkurtër nga makinat. Shfaqja është pjesë e ushtrimeve masive, Vostok 2018, (Lindja 2018). Ushtrimet e vitit që shkoi të quajtura Perëndimi 2018 u kritikuan ashpër nga NATO.