Qofte të mbështjella me patellxhane dhe ëmbelsire e ftohtë me pjeshk / Pjesa e parë

11 Korrik 2018, 08:19

Receta e parë : Qofte të mbështjella me patëllxhan

Përbërësit :

4 – 5 patëllxhanë

500 gr mish të grirë

1 qepë ( në rende)

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle peksimadhe

300 gr pure domate

2 domate

2 lugë gjelle majdanoz i thatë

Rigon + nenexhik

2 lugë kafe piper i kuq

Kripë e piper i zi

Përgatitja :

Lajmë , pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta 0,5 cm. i vendosim në ujë me kripë për 20 minuta dhe pasi i thajmë, i kalojmë në zgarë.

Në një tas përgatisim brumin e qofteve me mish të grirë, qepë, vezë , peksimadhe , kripë, piper, piper të kuq, majdanoz, rigon e nenexhik. Punojmë brumin mirë dhe  formojmë qoftet mesatare. Pasi të kalojmë në një skuqje shumë të lehtë,mbështjellim  qoftet me fetat e patëllxhanit. Vendosim 2 feta patëllxhanë në formë kryqi në qendër të tyre . Aty ku bashkohen fetat e patëllxhanit, vendosim një qofte dhe mbështjellim qoften fillimisht në fetën që kemi vendosur në fillim, e më pas me fetën e patëllxhanit të dytë ,bështjellja bëhet si bohçe . për ti fiksuar lart vendosim një fetë domate rrumbullake dhe një copë spec të cilat i fiksojmë me një stikadent.

Në të njëjtën mënyrë mbështjellim të gjitha qoftet dhe i vendosim në një tavë.

Në një tigan salce grijmë hollë gjysmën e një qepe të vogël , 2 thelpinj hudhër, 300 gr pure domate , kripë e pak sheqer. E lëmë salcën të ziejë dhe e shtrojmë në tepsi . Vendosim  tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.