Rally Albania, ul siparin edicioni i 14

17 Qershor 2018, 19:38

Rally Albania ka mbyllur një edicion të suksesshëm, të mbushur me adrenalinë, spektakël por sigurisht edhe rreziqe. 2200 km terren i thyer janë përshkruar nga 180 sportistë nga shtete të ndryshme që morën pjesë në këtë kompeticion.

Pas mijëra kilometrash, pilotët e këtij edicioni të Rally Albania u bashkuan në Tiranë për të festuar dhe nderuar fituesit e çdo kategorie.

Sigurisht Shqipëria e shënoi emrin në listën e fituesve të këtij edicioni me të zakonshmin Renti Sina që triumfoi në kategorinë e makinave duke lënë pas Moris Ubah dhe Drin Shkretën.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve përfundoi këtu, por festa në sheshin ‘Nënë Tereza’ vijoi, ndërkohë që premtimi është për vitin 2019 për një Rally Albania akoma më të luftuar, akoma më spektakolare e akoma me më shumë adrenalinë.