Rama bisedë me Trump dhe Pompeo në samitin e NATO-s

12 Korrik 2018, 15:57

Pas fotos që u komentua gjerësisht në Shqipëri, Rama ka postuar  një video në Insta-Story, ku duket teksa bisedon “tête-à-tête “ (kokë më kokë) me presidentin amerikan, Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Në pamje shihet Rama duke i folur Trump, teksa ky i fundit dhe Pompeo janë duke dëgjuar. Me dy flamujt, atë shqiptar dhe atë amerikan që shoqërojnë videon, takimi duket se ka dhënë sinjale pozitive për bashkëpunimin Shqipëri-SHBA.