Rama kërcenon punonjësit e administratës gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës se nëse do të kryejnë shkelje apo do të pengojnë punën do t’u publikohet emri në cdo takim të radhës. Gjatë takimit, Rama vlerësoi edhe punën e Task-forcës kundër korrupsionit.

Nëse nuk u shërbeni si duhet qytetarëve, do t’u publikohet emri në çdo takim të radhës”. Ky është paralajmërimi i bërë nga kryeministri, Edi Rama, për të gjithë punonjësit e administratës në të gjithë Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se shumë probleme që janë denoncuar në platformën për bashkëqeverisjen janë zgjidhur’.

Edi Rama
Njëra nga qytetaret që ishte në takim, është përlotur para Kryeministrit, teksa ka thënë se problemi i saj me hipotekat ka gjetur zgjidhje, dhe se kjo gjë e bën të ndihet gruaja më e lumtur në botë.

Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot. 

Qytetarja Redi Kola në Kryeministri