Rama pret në takim zyrtar presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç

19 Korrik 2018, 11:54

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim zyrtar presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Rama i ka uruar mirëseardhjen Presidentes kroate në Kryeministri. Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit të Ramës, duket kryeministri që i shpjegon Kitaroviç ambientet e kryeministrisë.

Rama dhe Kitaroviç u takuan më herët në samitin e NATO-s, ku ata shkrepën foton e “famshme” e të komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ndodhet në një vizitë zyrtare 2 ditore në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët kryesorë të shtetit shqiptar. Më herët në Parlament, Kitaroviç ka thënë se mes dy vendeve ekziston një miqësi e vjetër dhe se nuk ka patur konflikte përgjatë historisë.