Range Rover luksozë në Shqipëri, ja skema si kontrabandoheshin automjetet

22 Maj 2018, 15:14

Zbardhen detaje nga operacioni i Prokurorisë Tiranë për automjetet luksoze që shmangnin doganën.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mjete futeshin nga pika kufitare Sarandë, Durrës pa u regjistruar në sistemin Tims. Personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me dogana përdornin dokumenta dhe fletëhyrje të mjeteve si vitprodhimi më të vjeter. Për çdo mjet shmangia e doganës arrinte nga 10 mijë deri në 15 mijë euro.

Ky grup zhdoganonte duke kryer evazion vetëm mjete luksoze të llojit Range Rover. Automjete të vitprodhimit 2014-2015-2016 zhdoganoshin si mjete të vit prodhimeve 2002-2004-2005.

Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar deri në këto momente 5 furoistrada, janë identifikuar 25 të tilla nga hetimi i kryer.