Raporti për 2017, Prokuroria: Vlora qarku më i kriminalizuar

23 Prill 2018, 17:29

REPORT TV siguron raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme që është dorëzuar në Kuvend. Bazuar te raporti për vitin 2017, ku prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, pasi Arta Marku e mori detyrën në dy javët e fundit të vitit, procedimet për korrupsion janë rritur me 69.9%, ndërsa gjithsej janë 40911 procedime penale.

39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit. Përsa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë.

Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%. Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit.