Receta e ditës - Brokoli e lulelakër në furrë dhe mëlçi pule me kërpudha / Pjesa e dytë

9 Tetor 2018, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2018-10-09 16:13:27

Receta e dytë: Mëlçi pule me kërpudha

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

300 gr kërpudha

2 qepë mesatare

2 thelpinj hudhër

1/2 karrotë

1 spec i kuq

1 lugë çaji miell

1 lugë çaji piper i kuq

50 ml pure domate

50 gr krem kosi

1 gotë lëng pule

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Në një tenxhere kaurdisim fillimisht mëlçitë deri sa të skuqen pak dhe i largojmë nga tenxherja . Në po atë yndyrë shtojmë qepën dhe e kaurdisim deri sa të zverdhet pak. Shtojmë në të hudhrën e grirë hollë, karrotën , specin e kuq të prerë në shirita dhe i kaurdisim të gjitha së bashku. Shtojmë më pas 1 lugë çaji miell, dhe vazhdojmë kaurdisjen.

Ndërkohë që kryejmë këto veprime në tenxhere, në një tigan tjetër me pak vaj ulliri kaurdisim kërpudhat.

Shtojmë në tenxhere kërpudhat bashkë me mëlçitë, purenë e domates, lëngun e pulës ose ujë dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. Në fund shtojmë pak krem kosi në çdo pjatë që do të shërbejmë.