Receta e ditës - Byrek i shpejtë me kos e vezë dhe supë me hikerr / Pjesa e dytë

27 Shtator 2018, 09:46

Receta e dytë : Supë me hikërr

Përbërësit:

Ujë

85 gr hikërr

450 gr mish viçi

1karrotë

1 qepë

2 patate

10 gr majdanoz

3 gjethe dafine

Vaj luledielli

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një enë me ujë vendosni mishin, hidhni kripën dhe lërëni të ziejë për 40 minuta. Zieni farat e hikrrës në raportin 1:2. Në një tigan hidhni karrotën, qepët, majdanozin të cilat më parë i kemi grirë dhe skuqini. Shtoni të gjitha perimet së bashku me mishin, hikrrën dhe gjethet e dafinës për tu zier.