Receta e ditës - Embëlsirë me çokollatë dhe kotoleta me patëllxhanë të mbushur / Pjesa e dytë

Receta e dytë : Kotoleta të mbushur me patëllxhanë të mbushur me proshutë dhe djath.

Përbërësit :

2 patëllxhanë

150 gr proshutë

100 gr djath i tymosur

4 – 5 lugë gjelle miell

1 kokërr vezë

15 ml ujë

Peksimadhe

Vaj

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Lajmë , thajmë patëllxhanët dhe i qërojmë ato në mënyrë decorative një rresht po, një rresht jo.

I presim në feta rrumbullake me trashësi 0,5 cm. rrathët duhet të jenë 2 e nga 2 në mbushje , pra duhet llogaritur një numër çift i tyre.

Në gjysmat e rrathëve , pra nëse kemi 14 rrathë, do të vendosim në 7 rrathë nga një fetë të hollë djath dhe nga një fetë të hollë proshutë. I mbulojmë rrathët me një rreth tjetër dhe i ngjeshim pak me dorë. Pra do të ketë një pamje hamburger.

Në një tas rrahim1 vezë. Shtojmë në të 70 ml ujë, kripë e piper dhe miellin dhe e rregullojmë sëpërsëri me pak ujë në mënyrë që brumi të bëhet i hollë si për krepa.

Vendosim në një pjatë peksimadhe dhe lyejmë kotoletat e mbushura me brum duke i shkundur  mirë me qëllim që ti lyejmë sa më hollë. Kur të kemi përfunduar kotoletat, ngrohim vajin për skuqje dhe i skuqim kotoletat duke i zverdhur mirë nga të dyja anët. I servirim me sallatën që dëshirojmë.