Receta e ditës - Gulash me pulë e kërpudha dhe qofte me miell misri / Pjesa edytë

17 Shtator 2018, 15:49 | Përditesimi i fundit: 2018-09-17 15:52:07

Receta e dytë :  Qofte me miell misri

Përbërësit: 

200 gr miell misri

400 ml ujë

4 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 lugë kafe sodë buke

3 kokrra vezë

100 gr djath i thërrmuar

3 lugë gjelle miell gruri

Vaj për skuqje

Majdanoz

Nenexhik

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me zjarr me ujë, vaj dhe kripë. Përziejmë miellin me pak sodë buke vendosim ujin të vlojë. Shtojmë miellin e misrit dhe e trazojmë vazhdimisht deri sa të na formohet një brumë i trashë . E pjekim si hallvë, deri sa mielli të na shkëputet nga tenxherja dhe luga.

Hedhim brumin në një tas , e lëmë të ulet temperatura dhe më pas shtojmë vezët, djathin , erëzat. I përziejmë së bashku me përbërësit e tjerëv dhe më pas formojmë qoftet sipas dëshirës tonë.

Mund ti skuqim duke i pudrosur më parë me pak miell misri ose dhe mund ti pjekim në një tepsi ku kemi shtruar më parë një letër pjekje dhe i vendosim në furrë në temperaturën 220ºC për 15 minuta.