Receta e ditës - Muffins me banane e çokollate dhe qofte me kungull / Pjesa e parë

Receta e parë : Muffins(kekë të mbushur) me banane dhe çokollatë

Përbërësit :

2 banane

1 kokërr vezë

80 gr sgeqer

100 ml qumësht

100 gr gjalp

220 gr miell

2 lugë çaji pluhur pjekës

¼ lugë çaji kanellë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 175 gradë. Vendosim kupa letre në një tepsi me forma për Muffins. Në një tas bashkojmë të gjithë përbësrësit e thatë si mielli, pluhuri pjekës, kripa dhe kanella. I trazojmë me tel dore dhe i lëmë mënjanë.

Në një tas tjetër bashkojmë përbërësit e lëngshëm. Shtypim bananet me një pirun dhe shtojmë sheqerin, vezët, gjalpin , qumështin duke i përzier mirë së bashku. I shtojmë këto tek tasi me miell duke i trazuar vazhdimisht përbërësit e lëngshëm me përbërësit e thatë. Kur shohim se është formuar një brum homogjen , shtojmë çokollatën në formë pike. I trazojmë mirë dhe më pas mbushim ¾ e kupave dhe i vendosim në tepsi për 20-25 minuta.