Receta e dytë : Rizoto me karkaleca dhe kungull
Përbërësit:
320 gr oriz
300 gr karkaleca
300 gr kungull të njomë
1/2 qepë
1/2 gotë verë e bardhë
Vaj ulliri
1 thelb hudher
Kripë, piper i zi
Majdanoz
Përgatitja :
Fillimisht përgatisim lëngun e perimeve ose përdorim 2 dado perimesh. Presim kungullin në kubikë të vegjël me brinjë 0,5 cm. Vendosim një tigan me 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim kungullin për 5 minuta , më pas e lëmë tiganin mënjanë.
Në një tenxhere të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj , 1 thelb hudhër sa të aromatizojmë vajin , më pas e largojmë . shtojmë qepën e grirë hollë , e kaurdism pak dhe më pas shtojmë orizin duke vazhduar kaurdisjen së bashku deri sa kokrra e orizit të zbardhet . Në fund e shuajmë me verë duke e lënë pak sa të avullojë alkooli. Shtojmë lëngun e perimeve , fillimisht sa të mbulohet pak orizi. E trazojmë vazhdimisht dhe kur shohim se lëngu është përthithur nga orizi shtojmë përsëri. Kalojmë në grirësen e qepës 4-5 karkaleca dhe në 5 minutat e fundit i shtojmë tek orizi së bashku me pak lëng pule dhe i trazojmë mirë. Shtojmë kungujt , karkalecat e mbetur , i rregullojmë me piper të zi, majdanoz të grirë hollë. Në dy minutat e fundit shtojmë pak vaj ulliri ose 1 lugë çaji gjalp. E përziejmë dhe gjithçka është gati për tu shërbyer .I gjithë procesi i zierjes së rizotos vazhdon për 20 minuta.