Receta e ditës - Patëllxhanë me arra dhe makarona me ton e mustardë / Pjesa e dytë

30 Tetor 2018, 15:32

Receta e dytë: Makarona me ton dhe mustardë

Përbërësit:

320 gr makarona

1 thelb hudhër

1 kokërr qepë

200 gr peshk ton në vaj

150 ml pana

1 lugë supe mustardë

3 lugë gjelle vaj ulliri

40 gr parmixhan

2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zier makaronat . në momentin e vlimit shtojmë 1 lugë çaji kripë e makaronat dhe i ziejmë aq minuta sa është shkruar në etiketë.

Në një tigan të thellë vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri , 1 thelp hudhër për të aromatizuar vajin. Largojmë hudhrën dhe shtojmë në të qepën e prerë në fije të holla. E kaurdisim qepën mirë deri sat ë zbutet por pa i dhënë ngjyrë. Shtojmë peshkun duke e kulluar mirë yndyrën e tij . Pasi e shtojmë tek qepa, e thërrmojmë pak me lugë sat ë marrë nxehtësinë. Shtojmë panën dhe i trazojmë së bashku qepën me peshkun dhe panën. Shtojmë një lugë mustardë mustardë dhe përsëri e trazojmë duke rregulluar kosistencën me gjsëm luge garuzhde lëng makaronash. Rregullojmë shijen për kripë dhe piper të zi e majdanoz. Shtojmë makaronat e ziera i trazojmë dhe i shërbejmë ato në pjatë duke i pudrosur me djath parmixhan të grirë hollë.